Në përpjekje për të shmangur tensionet me opozitën, deputetët e Partisë Socialiste kanë mbërritur në Kuvend 90 minuta para fillimit të seancës plenare.
Kjo lëvizje vjen pas incidentit të tre javëve më parë, kur deputetët e PD-së penguan kolegët e mazhorancës të hynin në godinë.
Pjesëmarrësit, përfshirë kryetaren Elisa Spiropali, kanë përdorur hyrjen e sigurisë për të siguruar fillimin e punimeve pa pengesa.