Ka gola të anuluar, por jo një lojë e nivelit të një derbi. Tirana-Dinamo, që u zhvendos në Vlorë për shkak të mungesës së fushës në kryeqytet u mbyll me një barazim pa gola. 87 trofetë që ishin në fushë nuk justifikuan pritshmëritë.
Të dyja skuadrat morën vetëm nga një pikë në këtë duel, duke mos ndryshuar shumë pozitat e tyre në klasifikim ku të dyja janë mes pretendentëve për katërshen e parë. Derbi u degdis në Vlorë për shkak se Tirana si organizatore nuk gjeti dot stadium në kryeqytet me “Air Albania”-n që është rezervuar vetëm për Kombëtaren.
Në Kurbin mbyllet me fitoren e Laçit përballë Vllaznisë. Vendasit edhe pse pësuan të parët një gol arritën që të përmbysnin gjithçka 3-1. Egnatia barazoi në shtëpi pa gola me Teutën.
Superliga, java 9-të
E shtunë, 19 tetor 2024
Tirana 0-0 Dinamo
Laçi 3-1 Vllaznia
Egnatia 0-0 Teuta
E diel, 20 tetor 2024
14:00 Bylis – Skënderbeu
17:00 AF Elbasani – Partizani