Mbrëmjen e sotme ish deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja u arrestua në Durrës.
SPAK ka dalë në një njoftim ku ka zbardhur tre akuzohen me të cilën akuzohet Jurgis Çyrbja.
“Nisur nga interesi i madh i mediave, ju komunikojmë se Policia e Shtetit ka ekzekutuar sot masën e sigurimit “arrest në burg”, të caktuar nga Gjykata e Posacme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuat, ndaj shtetasit Jurgis Çyrbja, si i dyshuar për kryerjen e veprave penale të “korrupsioni aktiv në zgjedhje”, parashikuar nga neni 328 i Kodit Penal; “përkrahja e autorit të krimit”, parashikuar nga neni 302/1/2 të Kodit Penal si dhe “tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”, parashikuar nga neni 295/1 i Kodit Penal. Nesër do të ketë një njoftim për shtyp me më shumë detaje”, njoftoi SPAK-u shkurtimisht për mediat.
Arrestohet ish-deputeti i PS, zbardhen detaje: Dyshohet për lidhje me një grup kriminal