Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi ka reaguar pas arrestimit të deputetët të PS, Jurgis Çyrbja.
“Rasti i Jurgis Çyrbes për implikim në krim zgjedhor nuk është episodik. Është shprehje e rregullit të vendosur nga Rama.
Madje ai duket se është më periferiku në morinë e fakteve të dala në dritë nga SKY ECC e të ditura shumë mirë nga publiku i gjerë.
Pothuaj e gjithë kupola e PS është e përfshirë në krim zgjedhor, bashkëpunim me bandat e korrupsion të shumëfishtë.
Jurgisi është zgjedhur të sakrifikohet për të mbrojtur të pambrojtshmen:
Se ky pushtet ka buruar nga krimi dhe kryesori në këtë krim është vetë Rama, hartuesi i manualit të grabitjes së votava në bashkëpunim me bandat e me policinë e shtetit për të mbajtur pushtetin.
Këto fakte rrëzojnë tashmë çdo propagandë dhe demaskojnë çdo mbrojtje që i është bërë deri më tani Ramës nga lloj-lloj “banaqesh” për “aftësinë” e tij fituese.
Denoncimet e vazhdueshme të opozitës tashmë janë provuar.
E vetmja aftësi e tij e dëshmuar me prova e fakte është “grabitja”.
Ky rast në morinë e krimeve zgjedhore dhe e gjithë dijenia politike e publikut, sikurse raportet e OSBE-ODHIR ulërijnë atë që sot opozita e kërkon me mosbindjen e saj civile:
QEVERI TEKNIKE për të siguruar zgjedhje të lira e të ndershme!
Prandaj mosbindja nuk ndalet!!!” shkruan ai.