Ish deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Posaçme, ku pritet që të njihet me masën e sigurisë.
Ai u arrestua të dielën pasi akuzohet për tre vepra penale, si “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Tregëtimi i sekretit shtetëror nga shtetasit”.
Çyrbja u arrestua vetëm pak ditë pasi dorëzoi mandatin e tij dhe u mor i pandehur nga SPAK.