SPAK kërkon konfiskimin e pasurive të shqiptarëve të arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “Muratori” .
Fael Muka, Xhulio Kastrati, Kledjon Mucollari, Ervis Vangjeli, Kristian Ibrahimaj, Alban Mahilaj, Klaudia Sulejmani, Besmir Selamaj, Altin Ymeraj, Mark Lisi, Ani Kuci, Daniel Elezi, Erando Mara, Indrit Kolgjokaj, Endri Sercan dhe familjarëve të tyre, të paluajtshme apo të luajtshme kanë një nivel të pajustifikuar ekonomik dhe i kanë fituar si rezultat i veprimtarisë së tyre kriminale të zhvilluar në Shqipëri dhe Itali.
Konfiskimi pasurive janë: 43 automjete, 4 motomjete, 18 pasuri të paluajtshme, 25 subjekte tregtare si; SH.P.K (Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar) dhe P.F (Person Fizik), 6 shoqëri aksionere – konkretisht konfiskimi i përqindjeve takuese të personave të hetuar dhe familjarëve të tyre, llogari bankare në të gjitha bankat e nivelit të dytë të personave të hetuar si dhe familjarëve.