Ditën e sotme Presidentin e Partisë së Lirisë Ilir Meta e kanë vizituar në burg 313, familjarët e tij.
SPAK ka dhënë leje që Meta të vizitohet nga të afërmit e tij.
Meta u vizitua sot nga djali, vajzat dhe motra e tij. Ai ka plot një javë që ndodhet në qeli dhe i vetmi që e ka vizituar ka qenë avokati i tij Genc Gjokutaj.
GJKKO i ka caktuar Ilir Metës masën e sigurisë “arrest në burg”, pasi akuzohet për korrupsion pasiv, pastrim parash dhe fshehje pasurie.