-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kurti: Serbia është burimi i tensioneve, Kosova s’ka faj për situatën

Kryesoret

Kryeministri Albin Kurti deklaroi se Kosova nuk ka asnjë faj për përkeqësimin e situatës në veri, duke akuzuar Serbinë si burim të tensioneve. Në një konferencë për media, ai theksoi se ngjarjet e fundit, përfshirë sulmet ndaj KFOR-it dhe policisë, janë rezultat i veprimeve të bandave kriminale që veprojnë në emër të Beogradit.

“Kosova nuk ka asnjë faj sa i përket eskalimit të situatës në veriun e Kosovës në vitin 2023. Ishin ato bandat kiriminale, ato turmat fashiste, të cilat lënduan mbi 90 ushtarë të KFOR-it, policë të Kosovës e gazetarë pa dallim. Barrikadat kur u vendosën, sulmi në Banjska, gjithçka tregon që burimi i përpjekjeve për destabilizim dhe i eskalimit të tensioneve vjen nga fqinji ynë verior, nuk është burim i brendshëm i Kosovës, nuk është as nga serbët e Kosovës. Është nga Serbia si shtet, Beogradi zyrtar si kryeqytet”, tha ai.

Kurti sqaroi se Kosova ka zbatuar ligjet e saj, duke përmendur miratimin e udhëzimit për zgjedhjet e parakohshme në katër komunat veriore. Ai theksoi se serbët e Kosovës kishin mundësinë të ndryshonin situatën, por kishin bojkotuar institucionet dhe zgjedhjet.

“Ne ndërkohë ju shërbejmë të gjithë qytetarëve pa dallim. Janë 13 drejtorë serbë në 4 komunat veriore. Pikërisht aty ku qeveris Vetëvendosja, pra në Leposaviq dhe në veri të Mitrovicës, nënkryetari është serb”, tha Kurti.

Ai gjithashtu theksoi nevojën për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike dhe përmbushjen e kushteve të caktuara për të avancuar dialogun me Serbinë. Sipas Kurtit, pa një marrëveshje të tillë dhe pa dorëzimin e personave të akuzuar për krime, është e vështirë të arrihet një zgjidhje për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit