Policia e Shkodrës ka njoftuar se në automjetin ku udhëtonte Hamza Lici, i vrarë në Dobraç, dhe Arlind Bushati, i plagosur rëndë, janë gjetur 3 armë zjarri pistoletë.
Gjatë hetimeve, një automjet tip Land Rover u gjet i djegur në Grudë e Re, ku brenda tij ishin dy armë zjarri automatike që dyshohet se janë përdorur në ngjarje.
Grupi hetimor po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe kapjen e autorëve të atentatit.