Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci, është zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme (SPAK). Ai u paraqit të premten për të dhënë deklarata në këtë institucion.
Sipas gazetares Klodiana Lala, Beci dyshohet për shkelje të kryera gjatë detyrave të tij të mëparshme, dhe jo gjatë ushtrimit të funksionit si kryebashkiak.
Avokati i tij është njohur me të dhënat e SPAK pas përfundimit të hetimeve.