Gjykata e Posaçme e Apelit ka rikthyer në burg avokatin Alban Bengasi, i cili ishte dënuar për planifikimin e vrasjes së ish-gruas së tij, duke ofruar 120 mijë euro për ta eliminuar. Në një vendim të shpallur më 7 nëntor 2024, Apeli e dënoi me 4 vite e 8 muaj burg, pas një apelimi të Prokurorisë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Bengasi ishte liruar më parë në korrik të këtij viti, por gjykata e ka ndryshuar vendimin duke e rikthyer atë në qeli.
Ai akuzohet për dhunë në familje dhe për formimin e një grupi kriminal, ndërsa shpenzimet e procedurës i ngarkohen atij. Dënimi mund të ankohet në Gjykatën e Lartë.