Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha iu përgjigj interesit të gazetarëve nëse kishte dijeni lidhur me vërtetësinë e lajmeve që kanë qarkulluar për vendosjen e një mase sigurie për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.
“Nëse ndodh një gjë e tillë, ndodh sepse e urdhëron Edi Rama. Ata që kanë jetuar në diktaturë, e kanë shumë të qartë që nuk ishte mëkati dhe krimi që i dënonte ofiqarët e lartë. Kishte vetëm një arsye, besnikëria ose jo ndaj diktatorit.
Problemet e brendshme mes Edi Ramës, Linda Ramës dhe Erion Velisë, dua të shtoj këtu se Linda tani është një faktor, pak a shumë ngjason me Elenën, në kuptimin që ajo, meqenëse Çaushesku ishte elifmatrak në dijeni, kishte një arsim partie, ajo kryesonte institutin e kimisë se ishte shkencëtare e shquar dhe natyrisht bënte ligjin.
Arben Ahmetajn mercenar Dumani desh ta arrestonte për pagesat e netëve të fjetjes dhe biletat e avionit, kurse Edi Ramës i thotë lepe-peqe. Nëse vepron ndaj Erion Veliajt, e bën me urdhër të Edi Ramës dhe jo për ligjin” tha ai.