-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si do të reagojë Pentagoni nëse Trump jep urdhra të paligjshëm?

Kryesoret

Zyrtarët e Pentagonit po zhvillojnë diskutime jo zyrtare se si do të përgjigjet Departamenti i Mbrojtjes nëse Donald Trump lëshon urdhra për trupat aktive në detyrë brenda vendit dhe për shkarkuar një pjesë të madhe të stafit ku mendohen që këta të fundit të kenë qenë kundër tij.

Zyrtarët e Pentagonit mendojnë se Trump me marrjen e mandatit si president kërkon të përdorë ushtrinë brenda vendit, duke shprehur dhe ai vetë përgjatë fushatës se ushtria duhet të përdoret për të neutralizuar sipas tij “armikun nga brenda” dhe “të çmendurit radikalë të majtë”.

Zyrtarët e mbrojtjes po përpiqen të identifikojnë punonjësit civilë që mund të ndikohen në qoftëse Trump rivendos “Programin F” një urdhër ekzekutiv që ai lëshoi në vitin 2020, dhe nëse miratohej do të bënte një riklasifikim të nëpunësve jopolitik me karrierë.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin tha të martën: ”Unë besoj plotësisht se liderët tanë do të vazhdojnë të bëjnë gjënë e duhur pavarësisht se çfarë. Unë gjithashtu besoj se Kongresi ynë do të vazhdojë të bëjë gjërat e duhura për të mbështetur ushtrinë tonë” tha Lloyd.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit