Udhëheqësi suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei ka premtuar një përgjigje të ashpër ndaj SHBA dhe Izraelit pasi ky i fundit kishte shënjestruar pikat ushtarake iraniane në fund të muajit të kaluar.
Ayatollah deklaroi “Armiqtë, si SHBA-të ashtu edhe regjimi sionist (Izraeli), duhet ta dinë se ata patjetër do të marrin një përgjigje dhëmbthyese për atë që po bëjnë kundër Iranit dhe frontit të rezistencës” tha ai.
Lideri iranian iu drejtua dhe me një deklaratë bashkëkombasve të tij duke i garantuar sigurinë. “Ne sigurisht po bëjmë gjithçka që është e nevojshme për të përgatitur kombin iranian që të qëndrojë kundër arrogancës qoftë në aspektin e gatishmërisë ushtarake, armatimit apo veprimeve politike, dhe falë Zotit zyrtarët tanë aktualisht janë të angazhuar në këtë” tha ai.