Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit “Arrest në burg” ndaj punonjësit të policisë Albano Rustemi. Ai akuzohet për shpërdorim detyre dhe lidhje me veprimtari kriminale.
Rustemi ka shërbyer si Agjent në Seksionin për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Gjirokastrës dhe aktualisht është punonjës në Komisariatin e Policisë Dibër.
Sipas hetimeve, Rustemi është i dyshuar për dekonspirimin e aksioneve antidrogë të policisë, përfshirje në trafik narkotikësh, ndihmën për kalimin ilegal të kufirit dhe kontrabandë me mallra të tjera.









