Ditën e djeshme dy pretendentët për Seria A ndanë nga një pikë në Milano. Ndeshja Interi-Napoli përfundoi me barazim 1-1. Djemtë e Antonio Kontes shënuan të parët në minutën e 23 me anë të McTominay dhe më pas vendasit barazuan me anë të Çalhanoglu.
Këtë fundjavë që kaloi në Seria A Atalanta dhe Fiorentina përfituan duke u afruar me një pikë ndaj Napolit kryesues. Atalanta fitoi 2-1 në shtëpi ndaj Udineses dhe Fiorentina 3-1 po në shtëpi ndaj Veronës.
Renditja pas javës së 12 në Seria A është, Napoli kryeson me 26 pikë, ndiqet nga Atalanta, Fiorentina dhe Interi me nga 25 pikë.









