Kryeministri i Libanit Najib Mikati bëri thirrje për armëpushim të menjëhershme përgjatë kufirit me Izraelin, duke thënë se lufta ka pasur ndikim shkatërrues në shtetin e tij.
Mikati bëri thirrje për zbatimin e një rezolute të Kombeve të Bashkuara që i dha fund luftës mes Izraelit dhe Hezbollahut – grupit militant dhe partisë politike që kontrollon shumicën e jugut të Libanit –në verën e vitit 2006, dhe mundësoi dislokimin e trupave libaneze përgjatë kufirit me Izraelin, në koordinim me paqeruajtësit e OKB-së.
Ai tha se lufta ka shkaktuar më shumë se 3000 të vrarë përfshirë 775 gra dhe fëmijë. Gjithashtu Mikati tha se lufta mes Izraelit dhe Hezbollahut ka shkaktuar 8.5 miliardë dollarë humbje, përfshirë 3.4 miliardë dollarë dëme dhe shkatërrim të rreth 100.000 shtëpive në pjesë të ndryshme të shtetit.
“Asnjë shtet nuk mund të mbajë barrën e këtij shkatërrimi të madh”, tha Mikati, duke shtuar se Bejruti do të ngrehë një fond, që do të financohet nga shtetet miqësore, për procesin e rindërtimit.