-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha i drejtohet Vilma Nushit: Kriminele, vampire, e pangopur

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në tubim ndaj mbështetësve ka akuzuar Edi Ramën dhe Vilma Nushin, se kryen krim kushtetues duke mos u paraqitur në komisionin hetimor për koncesionet në shëndetësi. Berisha u cilësoi Vilma Nushin si vampire.

“Kjo kriminele e pashpirt, që merr nga taksapaguesit dhe ndan me kushëririn e burrit të saj, Edi Ramën, në check-up, dhjetëra e dhjetëra milionë euro analiza të pabëra, nuk vinte, nuk e lejonte kushëriri i burrit të saj bandit, Rama, sepse jo vetëm Rama që është mbi ligj dhe Kushtetutë, por edhe sojsorollopi i tij i fëlliqur qëndron mbi ligj dhe Kushtetutë.Hajdutja e pangopur nuk paraqitet në parlament, kriminelja e pafytyrë që regjistron qindra mijëra analiza të pabëra, false, të dokumentuara.

Pështyn parlamentin njëlloj si Olta. Kushtetuta Nushi-Xhaçka është Kushtetuta e horrave dhe jo më e republikës, për të lëshuar më gojën më tutje. E kuptoni vetë.

Pra, i tmerruar, Edi Rama nuk lejoi monstrën njerëzore që me vjedhjet e saj përcjell çdo ditë në varr shqiptarë të pafajshëm, sepse nuk kanë ilaçe, sepse nuk operohen.

Nuk mund të paraqitej sepse ndan paratë me Edi Ramën.”, tha Berisha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit