Biznesmeni 52-vjeçar Eduart Reçi, një ndërmarrës në fushën e ndërtimit, u qëllua për vdekje me plumb në kokë në Tiranë mbrëmjen e së mërkurës.
Atentati ndodhi në afërsi të pallatit ku ai jetonte, në Rrugën “Faik Konica”. Reçi, baba i dy fëmijëve, humbi jetën pas dërgimit në spital. Ai ka qenë më parë punonjës i SHISH dhe nuk kishte konflikte të njohura.
Kamërat e sigurisë filmuan vetëm momentin e vrasjes, ndërkohë që autorët mbeten të paidentifikuar.
Atentati në Tiranë, “E pritën derisa doli jashtë pallatit dhe…”, ja çfarë thanë familjarët