Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi akuzoi ish-deputetin Ilir Beqja që kërcënoi mbrëmë në komisionin hetimor për Sterilizimin deputetët e opozitës dhe së dyti sipas tij shumica socialiste nuk pranoi që të shtynte afatin e hetimit të komisionit.
“Pse kur përmendet hajduti 2 metrosh ju shkon mendja tek kryeministri, por ai (Flamur Noka) e kishte për Ilir Beqjan. Një person i paraburgosur nën hetim nga drejtësia dje lëvizte i lirë në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë, madje guxonte të futej në sallën e mbledhjes dhe guxonte i pashqetësuar nga policia e burgjeve dhe garda të kërcënonte deputetët e opozitës.
Ju si kryetare e Kuvendit duhet të kishte qëndrim për këtë dhe jo për etikën e komunikimit tonë në raport me një person që është kapur dy herë duke vjedhur; njëherë për vjedhjen e parave të shqiptarëve dhe njëherë tjetër të taksapaguesve europianë.
Si guxon ky kriminel të kërcënojë deputetët e opozitës. Ju dje keni vendosur të mos i jepni më shumë kohë komisionit të sterilizimit dhe sipas ligjit të përfundosh pa e mbyllur do të thotë ta përfundosh pa hetuar. Aty nuk ka përfituar një nga përfituesit që ka marrë taksat e shqiptarëve pa dhënë shërbim” tha ai.
LIVE-Kuvendi/ Noka: Ilir Beqja, hajdut 2 metra kërcënoi deputetët e opozitës