Zbardhen detaje të reja nga vrasja e dyfishtë në Klinë mbrëmjen e djeshme. Biznesmeni Eduart Reçi u vra në një atentat në afërsi të banesës së tij në Tiranë.
Ngjarja e rëndë ndodhi teksa biznesmeni qëndronte jashtë ambienteve të një pallati, pranë një lokali.
Reçi dyshohet se u qëllua nga distanca, pasi kamerat nuk kanë arritur të filmojnë asnjë person t’i afrohet.
Reçi ndërroi jetë mëngjesin e kësaj të enjteje në spital, pasi nuk i mbijetoi dot plagëve të marra nga një plumb në kokë.
Reçi ishte një biznesmen me origjinë nga Dibra dhe kishte ndërtuar disa pallate në kryeqytet. Biznesmeni ishte gjithashtu një ish-punonjës i SHISH në vitin 1996.