-sidi education-spot_img
17.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Edi Rama ka marrë telefonatë nga McGonigal, shqetësimi i tij zgjat dy netë

Kryesoret

Kryedemokrati Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për një telefonatë që ai pretendon se Rama ka marrë përmes SkyEcc, duke thënë se kjo telefonatë e ka lënë kryeministrin shqiptar të shqetësuar për dy net.

Sipas Berishës, telefonata ka ardhur nga ish-zyrtari amerikan, Charles McGonigal, dhe ka pasur ndikim të fortë tek Rama, i cili tani është në pritje të “ndarjes së burgut të ryshfetit” që ai ka marrë, sipas akuzave të Berishës.

Miqtë e mi!

Kësaj here, fatmirësisht edhe sivllau i tij, superspekullanti i botës, Aleksis Soros nuk po i përgjigjet telefonatave të tij.

Nuk po i përgjigjet sepse, është i zënë vetë, në vendin e tij, pritet të japë llogari para kombit amerikan që ndëshkoi në mënyrë shembullore ‘wokizmin’ e tij, dëmet e mëdha publike që u bëri qytetarëve amerikanë, kjo monstër e njerëzimit.

Edi Rama, i cili me datën 6 do të shkruante se, ka punuar me përkushtim të madh me presidentin e 46 dhe do të përkujtojë me përkushtim të madh me presidentin e 47, ka marrë një telefonatë, por miqtë e mi, jo telefonatën që priste.

Ka marrë një telefonatë me SkyEcc që ka dy net që e lë pa gjumë.

Telefonata nuk i vinte nga e priste. Se tashmë kolonelit nuk ka kush ti shkruajë, por i vinte nga nuk e priste.

I vinte nga McGonigali; Edi po të pres, se në qoftëse u dënova unë për rryshfet, rryshfetin ma dhe ti dhe ndaj këto vite burg do ti ndajmë bashkë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit