-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj pranon letrat kredenciale të ambasadorit të Mbretërisë së Belgjikës

Kryesoret

Presidenti Bajram begaj ka pritur sot ambasadorin e ri të Mbretërisë së Belgjikës Paul Lambert. Ai ishte jorezident në Shqipëri dhe pranoi Letrat Kredenciale.

Më pas Begaj shprehu besimin se edhe në mungesë të një ambasade belge në Tiranë, marrëdhëniet do të vijojnë që të përmirësohen duke u zgjeruar në nivel ekonomik.

Gjatë bisedës Begaj ka theksuar se numri i vizitorëve belgë në Shqipëri është rritur dhe në vazhdim nevojitet bashkëpunimi për të ruajtur këtë trend.

Ndërsa përsa i përket integrimit evropian, Presidenti Begaj i përcolli ambasadorit Lambert, përgëzimet për mbështetjen e dhënë në këtë proces. Begaj theksoi se pas hapjes së negociatave për grup-kapitujt themelorë synon të përparojë më tej reformat.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit