-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sefa në “5 Pyetjet”: Vrasja e 14-vjeçarit sot ishte e paralajmëruar, shkolla duhet të merrte masa

Kryesoret

Avokati Indrit ka komentuar sot në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ngjarjen tragjike të vrasjes së 14-vjeçarit në Tiranë, ku një nxënës i shkollës humbi jetën nga bashkëmoshatari i tij. Sipas avokatit, kjo ngjarje nuk ka qenë e papritur dhe mund të ishte parandaluar nëse do të ishin marrë masat e duhura.

Sipas avokatit, Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës duhet të mbajnë përgjegjësi për mospërgatitjen dhe mungesën e masave parandaluese që do të kishin mundësuar shmangien e këtij tragjedie.

“Situata është shumë e rëndë dhe paska qenë një ngjarje e paralajmëruar. Nuk mund ta kuptoj mungesën e masave, pasi Ministria e Arsimit dhe Drejtoria Arsimore e Tiranës nuk mund ta trajtojnë këtë çështje vetëm brenda kufijve të shkollës. Shkolla është një institucion që ofron dije dhe edukatë, dhe kjo duhet të shtrihet jashtë mureve të saj. Nuk mund të garantohet siguria vetëm në ambientet e brendshme, pasi shkolla është bërë një ambient i izoluar, ku thuhet se është e rëndësishme që të mos ndodhin probleme brenda saj. Shkolla ka fëmijë, nxënës dhe studentë, të cilët kanë edhe një jetë jashtë mureve të saj. Kjo është po aq e rëndësishme, dhe duhet të jetë prioritet që siguria e tyre të sigurohet edhe gjatë kohës që kalojnë jashtë ambienteve të shkollës., tha avokati Sefa.

Vrasja e 14-vjeçarit/ U qëllua 6 herë me thikë, shoqërohen në polici 5 persona

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit