Kreu i Partisë Demokratike me anë të një postimi në rrejtin e tij social në facebook ka shprehur që sa herë Rama flet në foltore, Parlamenti mbushet me gardistë.
Berisha thotë që në momentin që Rama doli në foltore, në pjesën ballore të Parlamentit u shfaqën 6 gardistë.
“Këto janë qartazi paranojat e një njeriu i cili jeton në çdo moment me frikë. Por kujt i ruhet Edi Rama në një nga institucionet më të sigurta në vend?!
Në atë Parlament e vetmja ARMË e cila lehtësisht mund të futet brenda është E VËRTETA.
Ndaj dhe Edi Rama mundohet që me ministrat, deputetët dhe gardistët patronazhistë, të sigurohet që e vërteta të mbytet, dhunohet apo përjashtohet nga salla”, shkruan Berisha.