-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pensionistët protestojnë para Kuvendit: Nga hajdutët e pulave, në Parlament!

Kryesoret

Pensionistët dhe mbështetës të opozitës janë mbledhur në një protestë para Kuvendit, ndërsa aty po diskutohet projektbuxheti i vitit 2025. Protestuesit kanë kërkuar rritjen e pensioneve, duke thënë se ata janë të margjinalizuar dhe nuk mund të përballojnë jetesën me pensionet aktuale.

Një nga pensionistët që foli në protestë, duke përdorur një gjuhë të fortë, tha “Ne jemi 800 mijë pensionistë, jemi faktorë, jo viktima. Sikur të bashkohemi të gjithë, i nxjerrim jashtë nga Kryeministria. Nga hajdutët e pulave, ata hynë në Parlament!

Pjesëmarrësit kanë theksuar diferencën e madhe mes pensioneve të Shqipërisë dhe atyre të vendeve të tjera, duke u ankuar për gjendjen e vështirë ekonomike që po kalojnë. Protesta shërben gjithashtu si një kërkesë për një trajtim më të drejtë nga ana e shtetit dhe një përkushtim më të madh për përmirësimin e kushteve të pensionistëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit