Greqia është në grevë të përgjithshme 24-orëshe, në të cilën do të marrin pjesë federatat dhe sindikatat, ku GSEE dhe ADEDY kanë shpallur mobilizim dhe ndërprerje të punës.
Ata do të nisin protestën që nga ora 10:30 e mëngjesit në qendër të Athinës dhe në qytetet e mëdha të vendit. Mjetet e shërbimit publik do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa anijet do të mbeten të ankoruara në porte.
Në grevë marrin pjesë edhe mjekët e spitaleve shtetërore dhe stafi I tyre , sindikatat e mësuesve, ndërtuesit,nënpunësit e bankave si dhe sindikalistë nga Federata Panhelene e Punëtorëve të Ushqimit dhe Turizmit.
Ata kanë synim rritjen e pagave, marrjen e masave të menjëhershme për të luftuar fitimet e jashtëligjshme nga rritjen e pakontrolluar të çmimeve, riorganizimin e marrëdhënieve të punësimit , institucionalizimin e ligjit kolektiv të punës, sigurimin e strehimit të përballueshëm për të gjithë dhe zbatimin e programeve sociale të strehimit.
Nga ana e saj, ADEDY pretendon për administratën publike rritjen e pagave reale, rivendosjen e pagës së 13-14, Kontratat Kolektive të Punës,heqjen e taksës 2% për ndihmën sociale, rregullimin e ligjit të tatim taksave, rritjen e kompensimit për profesionet e konsideruara të rrezikshme dhe të pashëndetshme, masa për shëndetin dhe sigurinë në vendet e punës dhe shkollat, marrjen në punë të personelit të përhershëm, për të mbuluar mijëra vende vakante të organizmave shtetërore sidomos në fushën e Shëndetësisë, Arsimit dhe Sigurimeve Shoqërore.