Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencën për gazetarët njoftoi që opozita do të mbajë protestën e radhës.
Berisha tha se me 26 nëntor do të jetë protesta kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ai u bëri thrrje qytetarëve që ti bashkohen protestës, pasi kjo është rruga e vetme e ndarjes nga diktatura.
“Në datë 26 është protesta tjetër kombëtare, më e fuqishme që ka njohur Shqipëria. Ndaj ftoj shqiptarët, në datën 26 marshim në Tiranë. E gjithë Shqipëria në Tiranë. Mosbindja civile është rrugë e vetme e ndarjes nga kjo diktaturë”, tha Berisha.
Ndërsa në lidhje me orën ai tha se nuk është marrë akoma vendimi, por do të njoftohet në një moment të dytë.