Zbardhen detaje të reja nga plagosja ditën e djeshme pas sherrit mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan në Tiranë që ndodhet në Qytet Studenti. I plagosuri Aron Demiraj 20 vjeç ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës.
Ai ka plagë në mushkëri, kraharor dhe qafë. Autori Ajdin Ajvazi 19 vjeç ndodhet në qeli dhe nesër pritet që të dalë për masën e sigurisë para gjykatës. Konflikti nisi brenda Universitetit Metropolitan, në korridor me pretendimet “pse më shkele” dhe vazhdoi me shtyrje mes dy të rinjve.
Dje konflikti u agravua duke degraduar në përdorimin e thikës. Ndoshta ngjarja do të ishte parandaluar nëse universiteti do të kishte ndërhyrë për konfliktin e nisur brenda godinës.
“Pse më shkele”! U zunë brenda, thika mes dy studentëve të Universitetit Metropolitan