Një 27-vjeçar u arrestua pasi ishte shpallur në kërkim kombëtar. 27-vjeçari me iniciale A.B. banues në Krujë u arrestua te Kryqëzimi i Fllakës Durrës.
Ai ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, me vendimin e datës 26.09.2024, e ka dënuar me 10 vite burg.
27-vjeçari akuzohet për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”, “Shfrytëzim i prostitucionit”, “Nxitje për përdorim të drogës” dhe “Drejtim automjeti në mënyrë të parregullt”, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur dhe 5 vjet e 4 muaj burg.
Ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.