Anija “Sea Story” u fundos pranë shkëmbit koralor Shaan Satayah, afër Marsa Alam.Sipas mediave lokale, në anije ishin 31 turistë, ku katër ishin britanikë, dy amerikanë, pesë spanjollë dhe dy belgë, si dhe ishin edhe 14 anëtarë ekuipazhi egjiptian. Nga anija janë shpëtuar 28 persona dhe 17 janë zhdukur.
Turistët e shpëtuar janë transportuar me heliopter për kujdes mjekësor. Kuhstete këqija të motit dhe zona e madhe e kërkimit po e komplikojnë misionin për gjetjen e personave të zhdukur.
“Sea Story”, një jaht 44 metra i ndërtuar në vitin 2022, ishte në një udhëtim pesë-ditor nga porti Ghalib drejt Hurghadës. Deti i Kuq, i njohur për pasurinë e tij detare dhe koralet unike, mbetet një destinacion i rëndësishëm turistik për Egjiptin, pavarësisht sfidave të sigurisë në rajon