Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerkës në Tiranë ka njoftuar se kreu i policisë së shtetit Ilir Proda ka nënshkruar një marrëveshje me Zyrën rajonale të Sigurisë.
Gjatë një ceremonie Proda së bashku me drejtuesin e zyrës së sigurisë rajonale Jonathan Elis kanë zyrtarizuar këtë bashkëpunim të rëndësishëm. Zyra Rajonale e Sigurisë i ka dhuruar policisë pajisje të përparauar si pasojë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin për vitin 2024.
“Javën e shkuar, Zyra Rajonale e Sigurisë (RSO) i dhuroi Policisë së Shtetit pajisje të përparuara si pjesë e paketës së Ndihmës për Antiterrorin (ATA) për vitin 2024. Gjatë një ceremonie në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, drejtuesi në detyrë i Zyrës së Sigurisë Rajonale Jonathan Ellis dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda zyrtarizuan këtë bashkëpunim të rëndësishëm. Presim me kënaqësi të vazhdojmë partneritetin tonë dhe të arrijmë rezultate domethënëse në bashkëpunim me institucionet ligjzbatuese të Shqipërisë”, thuhet në njoftimin e ambasadës së SHBA-së në Tiranë.