Pas lirimit të tij nga arresti shtëpiak, Sali Berisha do mbajë një konferencë për mediat në selinë e Partisë Demokratike.
Në selinë e PD-së janë mbledhur gjithashtu mbështetës të tij, të cilët kanë ardhur për ta përkrahur liderin e opozitës në këtë moment.
Ai ndaloi të përshëndesë mbështetësit me një fjalim.
“Të dashur miq, u krye dhe kjo punë. Në historinë e drejtësisë europiane, sot goditjet më fatale. Përshëndes çdo shqiptar me mirënjohjen më të madhe. Sot Shqipëria u ndriçuar nga rrezet e para të rikthimit të pandalshëm të demokracisë. Sot është dita kur monstrat e demokracisë Edi Rama dhe George Soros dështuan përfundimisht. Dështuan në tentativën e tyre për të shkatërruar opozitën shqiptare, në grushtin e shtetit që i bënë asaj. Sot ne së bashku, sakrifica e 330 ditëve, mundi triumfoi dhe u shpërblye.
Ne qëndruam për të vërtetën, për vlerat që besojmë. Pas një kohe të gjatë që Shqipëria nuk sheh një ditë të mirë, sot është një ditë e mirë për shqiptarët, për opozitarët, një ditë shprese. Por sot është një ditë e mirë dhe për ata që nuk janë opozitarë. Sepse sot nuk fitoi Sali Berisha, sot ka fituar e vërteta, ka fituar ligji dhe Kushtetuta, ka fituar Kushtetuta. Këtë vit unë kam thyer rekordin tim për numrin e fjalimin, 330 të tilla. Tani veprimi do jetë kryefjala e Sali Berishës. Veprimi do jetë kryefjala jonë e përbashkët”.