Ditën e sotme Kuvendi hapi dyert për qytetarët në kuadër të 80-vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë.
Shumë pensionistë, veteranë, nxënës nga gjimnazi “Oso Kuka” i Shkodrës dhe shkolla “1 Maji” e Beratit, si dhe studentë, prindër me fëmijë, qytetarë dhe të huaj vizituan sallën e senacave plenare dhe kryesinë e Kuvendit.
Ata u njohën nga afër me historinë, veprimtarinë e institucionit më të lartë ligjvënës në vend dhe u bënë pjesë e kësaj dite simbolike për kombin shqiptarë.