Policai greke ka shpallur në kërkim katër persona të komuinitetit rom në Shqipëri. Ata akuzohen për vrasje të një fosnje dhe tentativë vrasje ndaj prindërve.
Ata janë identifikuar si Agron Tahiri, 48 vjec nga Fshati Rom, Njësia administrative Qendër në Fier, dy djemtë e tij, të cilët kanë identitet grek me gjeneralitetet Evagjelo Zafiropoulo 28 vjec dhe Dhimitrio Zafiropoulo 25 vjec dhe kushuriri i tyre Nektario Petropoulo 34 vjec.
Në 1 nëntor të këtij viti, në zonën e Makropoulos u qëllua 15 herë me dy armë zjarri ndaj një automjeti. Në makinën tip “Peugeot” po udhëtonin një çift bashkëshortësh, ku nëna ishte shtatzënë, një vajzë dhe një djalë 5-vjeçar. Si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur për vdekje fëmija 5-vjeçar me iniciale A.A.,, i cili kishte marrë plumb në kokë.
Familja e 5-vjeçarit kishte mosmarrëveshje lidhur me drogën me autorët e dyshuar. Sipas mediave greke, ka pasur dhe tre inicidente të tjera, ku ngjarja e parë ka ndodhur katër vite më parë në Agios Panteleimonas, një vit më vonë në Koropi, ndërsa në vitin 2022 ka pasur një tjetër shkëmbim me armë zjarri.
Babai i 5-vjeçarit, sipas informacioneve, ndodhej në burg për një çështje droge dhe u la i lirë pak kohë më parë. Dy familjet raportohet se kanë qenë të shoqëruara në polici në të kaluarën.