Volodymyr Zelensky në një intervistë në Sky News ka sugjeruar që një marrëveshje armëpushimi mund të arrihet nëse territori ukrainas që ai kontrollon mund të merret “nën ombrellën e NATO-s”.
Zelensky deklaroi se anëtarësimi në NATO do t’u ofrohet pjesëve të papushtuara të Ukrainës për t’i dhënë fund “fazës së nxehtë të luftës”, për sa kohë që vetë ftesa e NATO-s njeh kufijtë e njohur ndërkombëtarisht të Ukrainës.
“Nëse duam të ndalojmë fazën e nxehtë të luftës, duhet të marrim nën ombrellën e NATO-s territorin e Ukrainës që kemi nën kontrollin tonë. Ne duhet ta bëjmë atë shpejt. Dhe pastaj në territorin e pushtuar të Ukrainës, Ukraina mund t’i kthejë ata në një mënyrë diplomatike.”, tha ai.