-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Incident në Maqedoninë e Veriut/ Nxënësit veshën uniformë të UÇK-së, ministrja: Masa ndaj shkollës në Çellopek

Kryesoret

Një incident ka ndodhur edhe në një shkollë në fshatin Çellopek të Maqedonisë së Veriut, ku nxënësit janë veshur me uniformat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ministrja e Arsimit së Maqedonisë së Veriut, Vesna Janevska ka kundërshtuar ashpër dhe ka paralajmëruar masa kundër drejtorisë së shkollës së Çellopekut. Ajo shprehet shumë e zhgënjyer dhe e shqetësuar nga vednimi i drejtuesve dhe mësuesve për të oragnizuar këtë aktivitet shkolor që nxënësit të jenë veshur me uniforma me stema nga grupe ushtarake informale nga e kaluara, e që parakalojnë me pushkë në duar.

“Nuk e prisja që mësuesit, njerëz që kanë zgjedhur profesionin më fisnik, do t’i mësojnë fëmijët në Maqedoni mos respektojnë vendin e tyre, të mos respektojnë bashkëqytetarët e tyre dhe të indoktrinojnë militantizëm, dhunë, urrejtje.

Në kundërshtim me të gjitha parimet themelore të pedagogjisë. Në vend që të luftojmë për unitet, për ndërtimin e një mjedisi shkollor paqësor dhe harmonik, i cili meqë ra fjala duhet të jetë baza për ndërtimin e një shoqërie paqësore dhe harmonike dhe të një shteti të përbashkët të fortë, në shekullin e 21-të shohim se mendimet dhe idealet e dikujt janë ngujuar në një shekull të kaluar.

Kjo është një shkollë që nga ministrat e mëparshëm madje është shpërblyer me grante për organizimin e aktiviteteve për zhvillimin dhe promovimin e multikulturalizmit, integrimit ndëretnik dhe tolerancës. Po, është tronditëse, por është e vërtetë!

Njoftoj se do të nisim procedurën përkatëse ndaj shkollës. Gjithashtu, marr informacione se aktivitete të ngjashme janë zhvilluar edhe në dy shkolla të tjera. Aty do të veprojnë edhe inspektorët, e siguroj opinionin maqedonas.

U bëj thirrje të gjitha shkollave të tjera që të distancohen nga aktivitete të tilla, të promovojnë vlera të vërteta njerëzore dhe të angazhohen për ndërtimin e brezave të pajisur me dije, jo me armë.

Brezat që do ta duan vendin në të cilin kanë lindur dhe janë rritur dhe do të respektojnë të tjerët pa dallim etnik, fetar apo çfarëdo dallimi tjetër. Ky është qëllimi i vërtetë për të cilin hapen dhe ekzistojnë shkollat”, thuhet në reagimin e ministres së Arsimit të Maqedonisë së Veriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit