Një aksident i rëndë ka ndodhur në jug të Francës, ku dy persona humbën jetën dhe mbi 30 të tjerë u plagosën. Aksidenti ndodhi të dielën në orën 17:00 pranë stacionit të skive të Porte-Puymorens, në rajonin e Pirinejve, i cili ndodhet afër kufirit me Spanjën dhe Andorrën. Autobusi, me 47 pasagjerë, përfshirë shoferin, u përplas me një shkëmb në rrugën e kthesave N320.
Sipas autoriteteve lokale, 10 persona janë plagosur rëndë, ndërsa 32 të tjerë janë lënduar, por jashtë rrezikut për jetën. Operacioni i shpëtimit ka përfshirë mbi 170 persona, përfshirë zjarrfikës dhe ushtarë nga Franca, Katalonia dhe Andorra.