Një ngjarje e rëndë ka ndihur para disa ditësh në Florida, SHBA ku një çift kanë ndërruar jetë. Në fillim 27-vjeçarja Sabrina Krasniqi ka qëlluar bashkëshortin e saj Pajtimin dhe më pas i ka dhënë fund jetës.
Kushëriri i Pajtimit ka treguar se Sabrina e vrau pasi, ai i kishte zbuluar se tradhëtonte. Sipas tij Pajtimi i ka kërkuar divorcën dhe Sabrina ka ndërmarë këtë veprim.
“ E vërteta që e dinte vëllai i Pajtimit pasi ai i kishte zbuluar disa parregullsi në banesë dhe kishte kuptuar se bashkëshortja e tradhtonte. Pas kësaj Pajtimi i ka kërkuar divorcin gjë që e ka shtyrë Sabrinën që të ndërmarrë veprimin ndaj Pajtimit dhe vetes” tha Egzon Hyseni në emisionin Shqipëria Live në Top Channel.
Ndërkohë motra, vëllai i 46-vjeçarit kanë akuzuar Sabrinën që e ka vrarë vëllain e tyre.