-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha e akuzoi për non gratën, Basha: As vetë s’i beson më mashtrimet që nxjerr

Kryesoret

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha i është përgjigjur Sali Berishës pas akuzave se ishte shpallur “non grata” nga SHBA sepse Lulzim Basha kishte folur në ambasadë dhe DASH.  Basha thotë se Sali Berisha nuk ka çfarë t’i japë më PD-së dhe Shqipërisë.

“As Sali Berisha vetë nuk i beson më mashtrimet që nxjerr nëpër studio për të fshehur hallin e tij me SHBA, Britaninë e Madhe dhe drejtësinë. Në fund të fundit çfarë mund të presësh nga dikush që me gojën e tij tha “që deklaratat politike nuk kanë asnjë vlerë”.

Mungesa e koherencës dhe raporti i deformuar me të vërtetën janë një nga arsyet pse ai nuk ka më çfarë t’i japë PD-së dhe Shqipërisë, ashtu si ortaku i tij në qeveri, që e përdor hallin e Berishës për t’i marrë votat për amnistimin e të korruptuarve dhe mbylljen e listave, me pazarin e dalë boje për të mbajtur Ramën në pushtet dhe Berishën si gogol në opozitë. Shqipëria meriton më shumë”, shkruan Lulzim Basha.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit