Më datë 8 dhjetor të rinjtë e Partisë Demokratike do të zhvillojnë një marshim. Ky marshim do të nisë në orën 11:00 nga qytet studenti dhe më pas do të ndalen te Kryeministria.
Të rinjtë ftojnë që ti bashkohen këtij marshimi dhe kërkojnë që të jenë në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90′.
“Të rinjtë shqiptar nuk e kanë luksin për të kremtuar këtë ditë si një ditë feste, sa kohë Rilindja në 11 vite të qeverisjes së saj i ka ekspozuar përballë eksodit drastik dhe kriminalizimit masiv.
Ftojmë çdo të ri që ndjen veten se përballë zhvatjes dhe përçmimit nuk mjafton indiferentizmi, të na bashkohet në këtë marshim, pasi nuk e kemi luksin që prindërit tanë të protestojnë për ne.
Koha e na e kërkon që të jemi në lartësinë e studentëve të dhjetorit 90’ që bënë që 8 Dhjetori të hyjë në historinë tonë si Dita e Rinisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.