Kreu i SPAK Altin Dumani është shpallur kampion i antikorrupsionit nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, Anthony Blinken, në një ceremoni e shpalli kampion Dumanin mes 10 emrave të luftës kundër korrupsionit.
Blinken ka thënë se Dumani ka goditur politikanë të lartë dhe është një nga njerëzit më të besueshëm.
“Ne njohim Altin Dumanin si kampion kundër korrupsionit për udhëheqjen si kryetar i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar me integritet, profesionalizëm dhe kurajo në Shqipëri”, tha Blinken gjatë dhënies së çmimit.
Dumani është vlerësuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që është një nga vendet që i ka mbështetur më shumë organet e reja të drejtësisë në vendin tonë.