Një shqiptar i cili ishte dënuar me 13 vite për vrasje u arrestua në Angli. Interpol Tirana dhe Drejtoria për Marrëdhëniet Ndërkombëtare në Policinë e Shtetit gjetën vendin ku ishte fshehur shqiptari.
Pëllumb Lleshi i dënuar me 13 vite burg në mungesë është prangosur për qëllim ekstradimi në Shqipëri në zonën e Kent në Jug të Anglisë. Ai kërkohet nga Greqi dhe Shqipëria për të njëjtat akuza plagosje me shkaktim vdekjen dhe vrasje.
Në Mars 2011 Gjykata e Elbasanit ka shpallur fajtor pesë të arrestuarit Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi, të cilët akuzohen për vrasjen e emigrantit shqiptar Bilbil Hila ndodhur në vitin 2003 në Greqi.Sipas organit të akuzës të pandehurit Kasem Vrapi, Atmirant Dragoti, Ilia Pire, Eduart Pepa dhe Pëllumb Lleshi në bashkëpunim kanë goditur e masakruar me mjete të ftohta si shufra druri, kaçavida, shufra hekuri etj., viktimën Bilbil Hila duke i shkaktuar vdekjen.
Gjykata e Elbasanit dënoi me 20 vjet burg Kasem Vrapin; me 19 vite burg Pëllumb Lleshin; me 18 vjet burg Eduart Dragotin; me 17 vite burgim Ilia Piren dhe 16 vjet Eduart Pepën, për vrasjen me paramendim Bilbil Hilës të kryer në bashkëpunim.