Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Klement Balilit dhe lë në fuqi dënimin me 10 vite burg.
Klemend Balili, i njohur si “Escobari i Ballkanit” u vetëdorëzua dhe u dënua me 10 vite burg në vitin 2019.
Ai është i dënuar për grup kriminal, trafik droge, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie.
Balili u dënua me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar përfitoi ulje të 1/3 të dënimit, duke e dënuar përfundimisht me 10 vjet.









