Vladimir Putini nuk është ftuar në ceremoninë e betimit të presidentit të zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, sipas Kremlinit. Ndërsa presidenti kinez Xi Jinping është ftuar por akoma nuk ka konfirmuar pjesëmarrjen.
Putin me anë të një dokumenti i ka dërguar një mesazh sekret presidentit kinez nga nënkryetari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi, Dimitry Medvedev.
Presidenti kinez i ka thënë Medvedevit se “Të dy palët duhet të udhëheqin qeverisjen botërore në drejtimin e duhur dhe të marrin mbështetjen e partive politike miqësore sidomos në hemisferën jugore”