-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Shorti i Botërorit, Duka: Nuk ka kohë për të qarë, ne na takon të fitojmë në Serbi

Kryesoret

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka komentoi shortin e kualifikueseve të Botërorit, që vendosi Shqipërinë në Grupin K, me Serbinë, Anglinë, Andorrën dhe Letoninë.

“E dija rregullin e shortit. Nuk jam shumë i lumtur me atë që vendosën goglat. Mund të ishim në ndonjë grup tjetër. Duhet të pranojmë atë që vendosi shorti.

Pasi pashë skuadrat e para në Grupe, ky ishte grupi që nuk do doja nga të gjitha. Nuk do doja një përballje me Anglinë, sepse i konsideroj si një nga ekipet më të forta. Anglia është shumë e vështirë. Serbia është një kundërshtar me problemet e veta. Nuk kemi eksperienca të mira nga përballja në Beograd. Uroj këtë herë të jetë ndryshe

Andorra nuk më pëlqente, sepse ndeshjet janë në tre ditë dhe duhet të udhëtosh nga Barcelona për 3 orë. Nuk ka kohë për të qarë. Të shohim kalendarin dhe t’i përvishemi punës me këmbë në tokë. Të luftojmë për një biletë në Botëror. Asgjë nuk është e pamundur.

Presidentes së Federatës Angleze i thashë që nuk doja ata në grup, por ashtu ndodhi. Është luks të luash ndaj Anglisë. Është vështirë për rezultat, por kam besim. Organizimi në Beograd i takon Federatës Serbe, ne na takon të fitojmë. Serbia luan në “play off” dhe prandaj me ta do të përballemi në vjeshtë. Të gjitha janë të rëndësishme, jo vetëm Anglia”, u shpreh Duka.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit