-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Balliu: Protesta e 23 dhjetorit, qytetarët do të rimarrin Tiranën

Kryesoret

Klevis Balliu, Shefi i Organizimit në Partinë Demokratike, dha detaje për protestën që opozita do të organizojë më 23 dhjetor. Ai theksoi se ky do të jetë një moment i rëndësishëm, ku do të marrë pjesë edhe kreu i PD, Sali Berisha, pas një viti të kaluar në arrest shtëpie.

Balliu nënvizoi se protesta do të fokusohet kryesisht në Tiranë, dhe qytetarët do të kenë mundësinë të rimarrin kontrollin e kryeqytetit.

Klevis Balliu: Nuk ka asnjë skenar që është përjashtuar, mund të ketë ndryshime por thelbi mbetet se Tirana duhet të kthehet në duart e qytetarëve. Do fokusohet në Tiranë. Ajo që ka rëndësi është të kuptojmë se qytetarët kur duan e marrin fuqinë në dorën e tyre. Në datën 23 qytetarët do të rimarrin Tiranën, nuk jemi skllevër të asnjë pushteti..nuk pajtohemi me korrupsionin në energji, apo kudo tjetër. Qeveria teknike është jetike për të patur zgjedhje. Çdo sakrificë duhet bërë për ta patur zgjedhje të lira.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit