-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sulmi rus ndaj ambasadës shqiptare në Kiev, vjen reagimi i fortë i SHBA-së

Kryesoret

Ambasada shqiptare në Ukrainë u sulmua dje nga predhat ruse. Zëdhënësi i Departamentit të Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Matthew Miller u shpreh se ky sulm është një tjetër akt i papranueshëm i dhunës dhe një shkelje e sigurisë së misioneve diplomatike ndërkombëtare.

“Shtetet e Bashkuara dënojnë sulmin me raketa të Rusisë ndaj Kievit sot që vrau një civil dhe dëmtoi një ndërtesë ku ndodhen disa misione diplomatike, duke përfshirë objektet e partnerëve tanë Shqipërinë, Argjentinën, Çekinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Portugalinë.

Çdo sulm kundër diplomatëve apo objekteve diplomatike kudo është i papranueshëm. Ne i kujtojmë Rusisë detyrimet e saj sipas ligjit ndërkombëtar, përfshirë Konventën për Parandalimin dhe Ndëshkimin e Krimeve Kundër Personave të Mbrojtur Ndërkombëtarisht”, tha Miller.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit