Sali Berisha do të marrë pjesë për herë të parë pas një viti në protestën e opozitës, e cila do të zhvillohet sot në Tiranë, duke bllokuar akset kryesore të qytetit.
Opozita ka rikthyer mosbindjen civile, duke kërkuar një qeveri teknike pa Edi Ramën si kryeministër para zgjedhjeve të majit 2025. Protesta e sotme, që do të nisë në orën 17:00, është një thirrje masive për qytetarët të bashkohen dhe të sfidojnë qeverinë, që Berisha e cilëson si një “narkodiktaturë”.
Në një takim me demokratët, ai vlerësoi figurën e Azem Hajdarit si simbol të lirisë dhe i bëri thirrje të rinjve të ndjekin shembullin e tij për të rrëzuar regjimin aktual. Protestat do të zhvillohen në kuadër të një ngjarje të gjerë që ka për qëllim të sfidojë qeverinë e majtë.