Pasditen e sotme një 50-vjeçar shqiptar është plagosur në Varkiza të Athinës. Policia greke ka njoftuar për të shtëna me armë, por pas mbërritjes kanë gjetur të plagosur shqiptarin.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve “Voreadhon” dhe “Mouson”, ku katër persona kanë zbritur nga një automjet dhe një motor dhe e kanë sulmuar shqiptarin. Atë e kanë qëlluar disa herë me thikë në bark dhe më pas janë larguar.
Ndërsa shqiptari ka ecur disa metra dhe më pas është rrëzuar në tokë. 50-vjeçari është transportuar me urgjencë drejt spitalit dhe policia po vijon hetimet për të zbardhur ngjarjen.